
Pretplata
Veliki novogodišnji popust: Poklonite „Vreme“ sebi ili drugima
Čitajte „Vreme“ za manje od 140 dinara po broju! Do sredine januara 25 odsto popusta na polugodišnje i godišnje pretplate
Koncepti i special „Bashkësitë e Pakicave në Serbi“ është të paraqesë bashkësitë e pakicave në dritën e momentit aktual dhe se qasjet përmes stereotipeve dhe folklorike të zëvendësohen me ato sa kemi të përbashkëta.
Shpesh ndodh që etiketimet që i atribuohen një komuniteti të venjantë pakicash përcillen nëpër breza apo gjenerata. Gjithashtu, ekziston një tendencë në publik që „fajtorët kujdestarë“ të nxirren sipas nevojës si dhe për shembull, sukseset sportive, shkencore ose artistike të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë t’i atribuohen lehtësisht dhe shpejt pronësisë së popullit shumicë.
Dëshirojmë me këtë projekt mbi të gjitha një pasqyrë antropologjike mbi kapacitetet e shoqërisë sonë në tërësi, me pretendimin për të theksuar mënyrën e jetës që bazohet në njohje të ndërsjellë, respekt dhe mirëkuptim të të gjitha bashkësive kombëtare që jetojnë në Serbi.
Redaktor: Nataša Heror
Popullsia shqiptare në territorin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e shtrirë në një hapësirë prej 1.249 km katrorë ka një histori të lashtë që sipas studiuesit të periudhës osmane, Mead Osmani këto treva qysh në Antikë i takonin Dardanisë, fisit Ilir që shtrihej në trekëndëshin Nish-Shkup-Ulpianë (Prishtinë).
Sipas të dhënave nga Zyra Statistikore e Republikës së Serbisë dhe censusit të vitit 2002 në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës jetojnë 57.595 shqiptarë ndërsa numri i saktë nuk dihet sepse pakica shqiptare ka bojkotuar regjistrimin e fundit të vitit 2011 në Serbi.
Ai shtoi se më vonë në periudhën Osmane këto treva edhe pse ishin nën administrimin osman kanë fituar më shumë rëndësi gjatë periudhës së rilindjes kombëtare venjanërisht kah fundi i shek XIX kur bëhen pjesë administrative e vilajetit të Kosovës dhe me ndërtimin e hekurudhës Shkup-Zhbevcë (Bujanoc)-Beograd.
„Duke e pasur parasysh fazat nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptarë në përgjithësi dhe ai i trevave në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sigurisht që ka pas lëkundje. Sot e kësaj dite identitetit kulturorë i kanoset rreziku i ndryshimit për shkak të pranimit të pakontrolluar të modeleve të huaja kulturore që sjell me vete trendi i pandalshëm i globalizmit“, theksoi Mead Osmani.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë mbetet i vetmi institucion publik në Serbi që përkrah, promovon dhe ruan trashëgiminë kulturore të popullsisë shqiptare në këtë rajon.
Enver Mehmeti, zëvendës kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptarë theksoi se pjesë e orientimeve strategjike dhe politikave të këtij institucioni është të ruaj, avancojë dhe zhvillojë specifikat e identitetit kombëtarë shqiptarë.
Mehmeti shtoi se kontribut të vazhdueshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore japin aktivitetet si „Ditët e Komedisë Shqiptarë“ në Preshevë, „Java e filmit shqiptarë“ në Bujanoc, ekspozita të fotografisë, promovim të folklorit në Medvegjë, promovimi i librave dhe aktiviteteve tjera.
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës përmes konferencave shkencore që organizon me personalitete të ndryshme të historisë nga trevat ku jetojnë shqiptarët në shtetet e Ballkanit jep kontribut në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtarë shqiptarë.
Kryetari i kësaj shoqate, Xhemaledin Salihu dhe profesorë i historisë në pension thotë se me gjithë rreziqet e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Luginën e Preshevës, një numër i madh personalitetesh që kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare vazhdojnë të mbeten shembuj frymëzimi për gjeneratat e reja.
Rol të rëndësishëm për identitetin kombëtarë kanë edhe mediat në gjuhën shqipe, të cilat një nga qëllimet kryesore të ekzistimit kanë ruajtjen dhe promovimin e shkrimit e gjuhës si dhe prezantimin vizual të identitetit kulturorë shqiptarë.
Revista „Perspektiva“ të cilën e publikon „Bashkësia Kulturore Shqiptare“ në Bujanoc, që nga viti 2006 mbetet e vetmja media e shkruar periodike në gjuhën shqipe me 214 numra të botuar deri më tani.
Sevdail Hyseni, botues i kësaj reviste mendon se identiteti kulturor shqiptar në Serbi është në krizë zhvillimi në mungesë të përkujdesjes dhe përkrahjes nga institucionet komunale si dhe institucionet shtetërore.
„Ne e dimë se kultura është karakteristikë e venjantë e njdo etniteti, pa të cilën nuk mund të ketë zhvillim kulturorë e kombëtarë. Mjerisht, kultura shqiptare në Serbi është e privuar nga e drejta për të gëzuar një përkrahje më të madhe për zhvillimin e saj të mirëfilltë“, deklaroi Hyseni.
Rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturorë po japin edhe shoqëritë kulturore artistike përmes promovimit të valleve burimore, veshjeve dhe pjesëmarrjes nëpër festivale të ndryshme ballkanike po promovojnë një pjesë të kulturës shqiptare.
Me qilim të forcimit, ruajtjes dhe promovimit të identitetit kulturorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë përfaqësues të Këshilli Kombëtar Shqiptar janë duke planifikuar themelimin e një muzeu digjital ndërsa shoqatat joqeveritare dhe studiues kërkojnë mënyrën për themelimin e Institutit të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore Shqiptare sipas ligjeve në Serbi.
Leoneta Abdyli, ka magjistruar në Fakultetin e Arteve-drejtimi pikturë në Universitetin e Prishtinës. Ajo është e mendimit se kualiteti i jetës kulturore në Bujanoc është i zbehtë dhe ndryshon ngadalë. Ëndrrat e saja i realizon përmes pikturës duke lënë gjurmë në pëlhura dhe me pjesëmarrje në ekspozita rajonale dhe ndërkombëtare.
Projektin „Bashkësitë e pakicave në Serbi“ e ka mbështetur Ministria e Kulturës dhe Informimit në Serbi.

Čitajte „Vreme“ za manje od 140 dinara po broju! Do sredine januara 25 odsto popusta na polugodišnje i godišnje pretplate

Izvršna vlast najavljuje da će neugodno Tužilaštvo za organizovani kriminal pretvoriti u odeljenje Višeg tužilaštva u Beogradu – koje vodi lojalni Nenad Stefanović. O tome za novi broj „Vremena“ govori predsednik Visokog saveta tužilaštva Branko Stamenković

Potpuno mi je nejasno šta zaista znače floskule koje pojedinci koriste o otuđenju, odvajanju i ugrožavanju države od javnih tužilaca. Simptomatično mi je da su se one pojavile kada su nadležna javna tužilaštva, postupajući po zakonima, otpočela postupanje po službenoj dužnosti u vezi sa krivičnim postupcima u koje su uključeni i visoki predstavnici izvršne vlasti. Podsetiću da je vlada više puta proklamovala borbu protiv korupcije kao jedan od najbitnijih ciljeva svog rada

Šta se režim nada da će dobiti čekanjem? Jesu li te nade opravdane? Šta pobunjeno društvo – studenti, građani, opozicione partije – može da učini da natera Vučića da što pre raspiše vanredne parlamentarne izbore? Koje su lekcije iz Mionice, Negotina i Sečnja? Da li išta više znamo

Ko god je na rukovodećim pozicijama u Bezbednosno-informativnoj agenciji (BIA) do skoro bio ili se sprema da ih preuzme – dobro je za vlast, loše je za narod. Time su otklonjene sve dileme oko toga šta znači to što je umesto “druga Marka” šef operative u BIA postao “drug Nidža”
Intervju: Branko Stamenković, predsednik Visokog saveta tužilaštva
Zbog pretnji tužiocima ide se u zatvor Pretplati seArhiva nedeljnika Vreme obuhvata sva naša digitalna izdanja, još od samog početka našeg rada. Svi brojevi se mogu preuzeti u PDF format, kupovinom digitalnog izdanja, ili možete pročitati sve dostupne tekstove iz odabranog izdanja.
Vidi sve